Në një intervistë ekskluzive për “Deutsche Welle”-n, Milorad Dodik tha se Republika Serbe nuk do të organizojë referendum për shkëputje nga Bosnje-Hercegovina.

Por kjo, vetëm për momentin, sepse pavarësia e Republikës Serbe, ndarja e kësaj pjese nga Bosnja dhe bashkimi me Serbinë mbeten “ëndërr e tij”.

Dodik nuk ngurroi të vizatonte edhe kufijtë e rinj të Kosovës dhe Bosnjes, gjë që ngjalli reagimin e menjëhershëm të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që e kundërshton ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Harta e Dodik acaroi dhe kreun e Ligës së Socialdemokratëve në Vojvodinë, Nenad Çanak, i cili tha se “vizatime të këtij lloji sjellin ndërmend fillimin e tragjedive të tmerrshme nga fillimi i viteve ’90”.

Dy nga drejtuesit e presidencës boshnjake, Izetbegoviç dhe kroati Çoviç do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, por këtë e pengon kundërshtimi i palës serbe.

Top Channel