Aksident tek Unaza e Re, makina përplas një person me biçikletë

22/11/2017 17:30

Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet në Unazën e Re, pranë zonës së zonës së “Komunës së Parisit”.

Drejtues të tjerë, por edhe disa kalimtarë pranë kësaj rruge i kanë ardhur në ndihmë personit të aksidentuar, deri në mbërritjen e ambulancës që e dërgoi në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur edhe shkaqet e aksidentit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel