Tare: Futbolli shqiptar të dalë nga “plaga e vjetër”, bastet!

21/11/2017 19:59

Edhe pjesëmarrja në Europianin e Francës nuk është se pati ndonjë efekt të madh në tranfserimin e lojtarëve shqiptarë në ekipe të mëdha.

Në intervistën për Top Channel, Igli Tare dha opinionin enë lidhje me këtë gjë, por edhe për ngritjen e nivelit të futbollit në vendin tonë. Tare u shpreh se nuk duhet të jetë vetëm Skënderbeu me paraqitje pozitive në arenën europiane, por ai duhet të ndiqet edhe nga skuadra të tjera.

Gjithashtu, Tare u shpreh se duhet të eliminohet sa më parë plaga më e vjetër e futbollit shqiptar, ndeshjet e kombinuara dhe bastet.

Për sa i përket lojtarëve nga Shqipëria, nëse bëhet fjalë për Italinë është shumë e vështirë sepse edhe rregullat e kampionatit italian nuk e lejojnë. Janë një ose maksimumi dy ekstrakomunitarë që mund të lejohen. Si dhe niveli i futbollistëve shqiptarë nuk është i duhuri për t’u marrë në konsideratë nga kjo ligë. Besoj që në ligat e tjera është diçka më e lehtë. E vetmja gjë që mund të bëhet është që të gjithë komponentët e futbollit aty në Shqipëri të punojnë në mënyrë që të rritet niveli i futbollit shqiptar. Të mos jetë vetëm Skënderbeu si qershia mbi tortë, por të jenë edhe skuadrat e tjera që kanë potencial për të përfaqësuar futbollin shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Dhe mbi të gjitha, të eliminohet absolutisht ajo që është plaga më e vjetër e futbollit shqiptar. Duhet të dalin komplet nga problematikat me ndeshjet e kombinuara ose me bastet.

Top Channel