Protestë për duhanin, fermerët e Dumresë: Na kanë borxh 100 mln lekë

21/11/2017 15:23

Fermerët e Dumresë kanë protestuar për të kërkuar paratë e prapambetura nga shitja e duhanit.

Kompania e grumbullimit të duhanit u detyrohet më shumë se 100 milione leke 120 fermerëve të Qarkut të Elbasanit për duhanin e shitur në periudhën 2015-2016.

Zona e Dumresë është e njohur për këtë kulturë bujqësore dhe është një nga prodhuesit më të mëdhenj në vend. Me gjithë kërkesat që shoqata i ka dërguar Ministrisë së Bujqësisë, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Monopoli i kompanisë se vetme që grumbullon duhan u thye vetëm në prag të zgjedhjeve të 25 Qershorit, ku një tjetër kompani u licensua të kryejë këtë aktivitet.

Por sipas fermerëve, megjithë premtimet edhe kompania e dyte po abuzon me çmimin e blerjes së duhanit, ndaj për ata problem mbetet mosfunksionimi i strukturave shtetërore.

Top Channel