Napoli i Hysajt ka ende shpresa për të kaluar grupin në Champions League, pas fitores së pastër 3-0 në shtëpi ndaj Shakhtar.

Të besuarit e Sarrit e mbyllën pjesën e parë me rezultatin e barabartë, por në të dytën ukrainasit nuk mundën të rezistonin.

Fillimisht Insigne dhe më pas Zielinski dhe Mertens vulosën rezultatin në 3-0.

Manchester City nuk toleroi ndaj Feyenoord duke fituar me një gol të shënuar nga Sterling në fundin e takimit. Dhe nëse anglezët do të fitojnë në ndeshjen e fundit ndaj Shakhtar e Napoli do të mposhtë Feyenoord, atëherë do të jetë skuadra italiane që do të shkojë më tej në këtë kompeticion.

Top Channel