Kriza energjitike rrezikon buxhetin

21/11/2017 15:21

Ministri Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se zgjatja e krizës së prodhimit të energjisë mund të rrezikojë buxhetin e 2018.

Edhe në relacionin e buxhetit, ky fakt është nënvizuar. Pozicioni i pafavorshëm financiar që mund të gjendet OSHEE në rast të një situate ndjeshëm negative, mund të kemi efekt domino në kompanitë e sektorit.

“I vetmja rrezik që kemi është ulja e prodhimit të energjisë me vazhdimin e thatësirës, gjë që ne nuk e parashikojmë. Është i vetmi kërcënim që unë dua ta thërras, pasi nuk ka gjë për të fshehur, pasi kemi pasur 1,4 terra/vat prodhim më pak për shkak të thatësirës e cila bën që Shqipëria të jetë e ekspozuar ndaj importeve”, u shpreh ai.

Buxheti nuk parashikon fonde të drejpërdrejta për blerjen e energjisë, por do të ndiqet situata ata hap pas hapi se si do të operojë OSHEE.

“Nëse do të vazhdojë kriza do të shikojmë mënyrës sesi do të financohet ky gep”, deklaroi Gjiknuri.

Top Channel