Kina, “gati” raketën që mund të godasë çdo cep të botës

21/11/2017 17:24

Kina pritet të ketë gati brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm raketat balistike ndërkontinentale të gjeneratës së ardhshme, të cilat do të kenë mundësinë të godasin çdo cep të botës.

Sipas medias shtetërore kineze, raketa “Dongfeng-41”, thuhet se ka rrezen më të gjatë të çdo rakete balistike në botë, ndërsa së fundmi i është nënshtruar testit të tretë dhe është drejt përfundimit.

Në raportet e mëparshme, thuhet se raketa mund të arrijë në një distancë prej 12 mijë kilometrash dhe mund të mbajë deri në 10 mbushje bërthamore. Raketa mund të arrijë një shpejtësi prej më shumë se 12 mijë kilometrash në orë.

“Pasi raketa ‘Dongfeng-41’ të bëhet funksionale, aftësitë e Kinës për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar luftërat do të rritet ndjeshëm”, tha Xu Guangyu, një zyrtar kinez.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel