Shqiptarët në fshatrat e thellë të Librazhdit dhe Dibrës e kanë më të lehtë të kthehen në bullgare dhe të punojnë në Europë, sesa të vuajnë në Shqipëri.

Ekonomia, infrastruktura dhe papunësia kanë detyruar banorët të pajisen me pasaportë bullgare dhe të emigrojnë.

“Ne jemi harruar nga shteti edhe pse jemi 100% shqiptarë”, shprehen ata.

Vetëm për të marrë certifikatë apo për të paguar dritat duhet te udhëtojnë më shumë se 2 orë me makinë.

Si pasojë e kushteve të këqija, shpëtim kanë gjetur duke marrë pasaportë bullgare për të lëvizur e punësuar në Europë.

Vetë banorët pohojnë se me këto pasaporta janë pajisur edhe banorë të Tiranës, Kukësi e Tropojës.

Top Channel