Është tepër provokuese, burg për këngëtaren

21/11/2017 18:24

Një këngëtare e rrymës Pop në Egjipt është arrestuar duke u akuzuar për “nxitje të shthurjes” në një video-klip provokues teksa ajo shfaqet duke ngrënë një banane.

Shaimaa Ahmed, e cila është e njohur me emrin e artit Shyma, dallohet në videoklip një klasë me disa meshkuj të rinj, e në dërrasën e zezë, pas saj, është e shkruar “Klasa #69”.

Mësohet se Prokuroria egjiptiane ka kërkuar qëndrimin e këngëtares ne burg, për të paktën një javë derisa të merret një vendim nga Gjykata për ta dënuar apo jo.

Videoklipi është fshirë nga kanali i saj në Youtube, por sërish pamjet më provokuese të klipit janë publikuar në rrjete të tjera sociale nga fansa dhe persona të tjerë që e shohin si absurd arrestimin.

Top Channel