Reshjet e para të dëborës u regjistruan që një ditë më parë në zonat malore verilindore dhe juglindore, por termometri shënon edhe këtë të martë temperatura të ulëta.

Temperaturën më të ulët e shënon Dibra, me -3 gradë Celcius, ndërsa maksimalen Vlora me 16 gradë Celcius. Këtë të martë nuk ka reshje dhe ka mot të kthjellët por shumë të ftohtë.

Tirana shënon temperaturën maksimale 14 gradë Celcius, teksa gjatë natës termometri shënoi 5 gradë Celcius.

Gjatë ditëve në vijim do të ketë një rritje të lehtë temperaturash me vetëm 1 gradë. Duket se tashmë palltot duhet të vishen seriozisht dhe dimri ka ardhur në këtë fundnëntori.

Top Channel