Eno Peçi: Tule, edhe 100 vjeç!

21/11/2017 10:43

Solisti i parë i Operas së Vienës, Eno Peçi ka bërë një urim të veçantë për nënën e tij, i ftuar në “Wake Up”. Urimi i veçantë i Peçit mbart në vetvete edhe epitetin që i përdor të ëmës, duke e quajtur “Tule”.

“Tule, edhe 100 vjeç te dua shumë”, thotë Eno, pasur nga habia e Orit: “Tule?!”.

Eno nuk shpjegon epitetin duke u shprehur se është një histori e gjatë, teksa edhe Eno dhe Isli kanë uruar ditëlindjen e nënës së balerinit.

Eno Peçi zbret në skenën shqiptare me premierën “Exil-Deja vu”. Virtuozi, solisti i parë i Operas së Vjenës, Eno Peçi, vjen në Shqipëri për herë të parë me një krijim të tijin si koreograf.

Premiera e kësaj shfaqje është më 25 -26 nëntor, në sallën e Universitetit të Arteve. Për këtë shfaqje tashmë kanë filluar të shiten biletat.

Koreografi dhe solisti i operas së Vjenës, vjen në TKOB për të vënë në skenë premierën absolute të baletit “Exil- Déjà vu”. Eno ka krijuar pjesët e baletit kontemporan, në njërën prej tyre do të interpretojë dhe vetë.

Top Channel