Talenti i katërkëndëshit të Milanit, Gigi Donnarumam ka folur me superlativë për një tjetër Gigi, kapitenin e Juventusit dhe kombëtares italiane, Buffonin.

Portieri i Milanit ka theksuar se Buffon është një portier i madh, të cilin e ka pasur idhull që kur ishte fëmijë, ndërsa pranoi se nuk ka frikë të jetë pasardhësi i tij te kombëtarja.

“Buffon është një portier dhe njeri i madh. E kam pasur idhull që kur isha fëmijë dhe jam munduar ta studioj si brenda , ashtu edhe jashtë fushës. Që të jesh një portier i madh, duhet të jesh edhe një njeri i madh, ndaj ndihem me fat që kam luajtur dhe jam stërvitur me Buffon, nga i cili jam munduar të ‘vjedh’ sa më shumë. Më vjen keq që një kampion si ai po i largohet kombëtares, por mund të them se jam gati ta zëvendësoj denjësisht. Unë punoj vazhdimisht, sepse e di që ka gjithmonë vend për përmirësim, por besoj se jam gati të marr përgjegjësitë e mia edhe në kombëtare”, tha Donnarumma për uefa.com.

Top Channel