Një 31-vjeçar ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi për hajdutin që i vodhi motorin, duke e mbajtur pesë orë peng.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Konjat të Lushnjes. Shkëlqim Çollaku, 41 vjeç nga Çerma e Divjakës ka vjedhur motorçikletën e Nertil Hajdarit dhe e ka çuar ta fshehë në shtëpinë e të vëllait në Shegas, Lulzim Çollaku, duke i rrëfyer se mjeti ishte i vjedhur.

Më pas, Shkëlqimi është kthyer në banesën e Nertil Hajdari për të vjedhur sende të tjera por është kapur nga 31-vjeçari. Ai e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht Shkëlqim Çollaku në banesën e tij për rreth 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.

Policia bën të ditur se Hajdari këtë ngjarje nuk e ka njoftuar në organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë 41-vjeçarin, ka mbajtur motoçikletën e markës “ ICO“, me targa AP072 në pronësi të vëllait të tij, Lulëzim Çollaku, duke kryer vetëgjyqësi.

Top Channel