Zv.kryeministrja Mesi në Prishtinë: Intensifikim lidhjeve dypalëshe

20/11/2017 18:12

Zëvendës kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi ka zhvilluar këtë të hënë një vizitë në Prishtinë, ku është takuar me homologun Enver Hoxhaj.

Në fokus të bisedimeve ka qenë përforcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe rritja e komunikimit për çdo çështje me interes të përbashkët.

“Bashkëbiseduam gjithashtu për produktet konkrete që priten të përmbushen së shpejti si rezultat i mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive javën e ardhshme dhe theksuam rëndësinë e koordinimit për të çuar përpara çdo agjendë që është në interes të dy vendeve”, ka deklaruar zonja Mesi.

Ajo ka shtuar se, Kosova mbetet natyrshëm partneri strategjik i Shqipërisë dhe është shprehur “plotësisht e angazhuar” për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, numri dy i qeverisë shqiptare është takuar edhe me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bajram Hasani, me të cilin ka diskutuar mbi thellimin e marrëdhënieve tregtare.

Top Channel