Teatri “Skampa” në Elbasan ishte pre e vjedhjes një ditë më parë. Policia bën të ditur se për këtë ngjarje ka arrestuar rojen e planizuar në shërbim për neglizhencë të detyrës.

Sipas burimeve zyrtare Sokrat Thano, 48 vjeç është i punësuar pranë një firme private dhe ka qenë i planizuar me shërbim roje objekti pranë Teatrit “Skampa” dhe dyshohet të mos i ketë përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre.

Nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel