Trendi më i ri fëmijëve të pasur rusë, shëtitje me luanë dhe arinj

20/11/2017 17:39

Policia ruse ka deklaruar se është e pafuqishme ndaj trendit më të ri të fëmijëve të pasur rusë, të cilët dalin shëtitje me kafshë të egra si pasagjerë në makinat e tyre luksoze.

Videot e publikuar nga këta fëmijë, janë kthyer në virale në rrejt dhe këto lloje shëtitjesh po bëhen gjithnjë e më të shumta, duke u kthyer në një problem të vërtetë jo vetëm për policinë, por edhe për personat që janë brenda makinës, pasi kafshët mund t’u ndërhyjnë në drejtimin e automjetit.

Në një prej këtyre videove dallohet një baba i ri me vajzën e tij, afro 7 vjeçe, e në sediljen e pasagjerit gjithashtu është edhe një luan i vogël. Në video dallohet momenti teksa kafsha kafshon pallton e vogëlushes dhe i tregon dhëmbët babait që ndodhet në timon.

E padyshim që nëse kafsha do të kafshonte të bijën, atëherë i ati do linte timonin për të shpëtuar vajzën, çka mund të shkaktonte edhe një aksident në rrugë.

Top Channel