Tiranë, zgjidhet defekti i furnizimit me ujë në autostradë

20/11/2017 10:01

Sistemi i ujësjellës kanalizimeve në Tiranë nuk vijon vetëm brenda qytetit, por edhe në periferi.

Pas një defekti të ndodhur me rrjetin e furnizimit në rrugën “Bylis” specialistët e UKT-së ndërhynë për stabilizimin e situatës duke riparuar defektin.

Përmes kësaj ndërhyrje zgjidhet problem i mjaft familjeve të cilat jetojnë në këtë zonë në banesa private, të ardhura kryesisht pas viteve ’90, dhe në të njëjtën kohë përfitues janë dhe qindra biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar pranë autostradës.

Top Channel