Shuhet Jana Novotna. Ish-tenistja humbet luftën ndaj kancerit

20/11/2017 11:22

Bota e tenisit qan Jana Novotnën. Ish-tenistja çeke u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare, pasi humbi luftën e saj me sëmundjen e kancerit.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, drejtuesit e Shoqatës së Tenisit të Femrave bënë të ditur se Novotna u nda nga jeta në paqe dhe e rrethuar nga familjarët e saj, duke shprehur më pas edhe ngushëllimet për humbjen.

Jana Novotna ka luajtur 3 finale të turneut “Wimbledon” në karrierën e saj. Çekja humbi në vitet 1993 dhe 1997, për të triumfuar në vitin 1998, në finalen e luajtur ndaj Nathalie Tauziat.

Novotna preku zemrën e të gjithë admiruesve të tenisit, pikërisht në finalen e vitin 1993, kur shpërtheu në lotë pas humbjes me Steffi Graf, duke gjetur ngushëllimin e Dukeshës së Kentit.

Jana Novotna, që si pozicionin më të mirë në klasifikimin e tenisteve femra ka vendin e dytë, ka fituar më shumë turne në lojën dyshe, plot 12 të tillë, ndërkohë që 4 të tjerë i ka siguruar në lojën dyshe të përzier.

Top Channel