Shqipëria dhe Mali i Zi do të ketë stacion të përbashkët hekurudhor që u inaugurua në Tuz.

Ka qenë vetë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i cili mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit. Gjiknuri vizitoi pikat e kontrollit kufitar në Tuz ku tashmë janë vendosur përfaqësues të doganës, policisë dhe hekurudhës së dy vendeve.

Hapja e stacionit të përbashkët është vlerësuar si një sukses i përbashkët i palës shqiptare dhe malazeze, si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në vlerësimin e ministrit Gjiknuri kjo nisma i shërben edhe axhendës së interkonektivitetit mes vendeve fqinje dhe më gjërë. Ai vuri theksin tek nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes operatorit malazez Montecargo dhe atij shqiptar Hekurudha Shqiptare.

Ministri Gjiknuri tha fluksi i shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve po vjen duke u rritur dhe ky stacion i përbashkët e ndihmon thellimin e bashkëpunimit e zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Top Channel