Tre persona janë gjobitur për gjueti të paligjshme nga policia e Pukës. Uniformat blu kanë ndërhyrë në momentin që ka marrë informacion se në aksin rrugor Gjegjan-Fushë Arrëz.

Në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura, të tre personat u panë të lëviznin me një mjet tip Land Rover, pasi kishin ushtruar gjueti në atë zonë. U bë bllokimi i armëve të gjahut ndërkohë që inspektorët vendosën masa administrative ndaj tyre.

Shërbimet e policisë edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë punën për zbatimin e ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” dhe ndëshkimin e tyre me masë administrative.

Top Channel