Ronaldo-Benzema ia kalojnë vetëm…sulmit të Beneventos

20/11/2017 15:10

Te Reali i Madridit, e famshmja “BBC” e formuar nga Cristiano Ronaldo, Bale dhe Benzema ishte simboli i golit dhe spektaklit, por këtë vit gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike.

Skuadra kampione e Spanjës dhe e Europës po e ndien shumë mungesën e golit nga këta lojtarë, e këtë e tregojnë edhe shifrat.

Bale është i dëmtuar, ndërsa Ronaldo e Benzema deri tani kanë statistika shumë të varfra. Në 12 javë, portugezi dhe francezi kanë shënuar së bashku dy gola, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të kampionatit të kaluar, ata ishin në kuotën e 12 golave të shënuar.

Vetëm sulmuesit e Beneventos, Iemmello dhe Coda kanë bërë më keq sesa ata, pasi që të dy bashkë kanë vetëm një gol të shënuar.

Top Channel