Një indiane më e bukura në botë (Foto)

20/11/2017 12:42

Një studente indiane e mjekësisë u kurorëzua Miss World në një spektakël gjigant të zhvilluar në Kinë.

Manushi Chhillar u bë fituesja e gjashtë indiane e këtij kompeticioni, duke barazuar Venezuelën. India dhe Venezuela janë dy vendet që kanë kurorëzua më shumë bukuroshe, plot nga 6 herë secila në historinë 67-vjeçare të konkursit.

20-vjeçarja adhuron kërcimin klasik, e po ashtu i pëlqen që të pikturojë, ndërsa shpreson që të hapë një rrjet spitalesh në zonat e varfra të vendit të saj.

Top Channel