Ndotja në Elbasan, monitorimi i ajrit nga Bashkia

20/11/2017 15:25

Cilësia a ajrit në Elbasan po monitorohet nga 5 aparaturat e cilësisë së ajrit që janë të vendosura në disa pika te qytetit.

Në një nga qytete me ndotjen më të lartë në Shqipëri për shkak të së kaluarës industriale, bashkia premton transparencë në kohë reale të rezultateve në faqen e saj në internet.

Inxhinierët prezantuan në Këshill Bashkiak nismen dhe rezultatet e para.

“Jemi jashtë pritshmërive. Treguesit këtë kohë, tregojnë që Elbasani është brenda parametrave”, tha inxhinieri Vladimir Kareci.

Këshilltarët e opozitës dhanë sugjerimet e tyre për zonat ku është e nevojshme të vendosen aparaturat.

“Centralet të zhvendoseshin për të matur edhe njëherë situatën, duke nisur nga unaza e Elbasanit dhe deri tek Kombinati Metalurgjik dhe Fabrika e Çimentos”, kërkoi Blendi Himçi, këshilltar i PD.

Ndërkohë burime pranë bashkisë i thanë Top Channel se zona e ish kombinatit metalurgjik është në monitorim nga ministria e Mjedisit por rezultatet nuk bëhen publike.

Top Channel