Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Burime zyrtarë të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se dyshohet se Alfred Tereziu, 32 vjeç nga Tirana, dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur”.

Top Channel