Pesë drejtues motorçikletash janë arrestuar këtë fundjavë nga policia, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe shkak për këtë ka qenë mungesa e lejes së drejtimit.

Përveç tyre, policia e Shtetit bën të ditur se janë arrestuar edhe 4 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre si rezultat i drejtimit të automjetit në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër.

Ndër shifrat e tjera, policia bën të ditur se janë pezulluar 18 patenta, konkretisht
9 Drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuaradhe 9 të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

24 gjoba janë vënë për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 11 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 6 për shkelje të semaforit, 4 për mungesë kolaudimi, dy për gara shpejtësie dhe 2 për xhama të errët. 47 masa të tjera administrative janë vendosur për kundravajtje të ndryshme. Ndërkaq, janë bllokuar 7 mjete, për mos shlyerje të 3 deri në 5 masave administrative.

Top Channel