Incident në parkun e lojërave, 15 të plagosur – VIDEO

20/11/2017 17:22

15 persona, të cilët ishin duke u argëtuar në një park lojërash në Bankong të Tajlandës në një prej makinerive rrotulluese, janë lënduar kur krahët e kësaj të fundit janë këputur.

Pamjet e filmuara nga persona të tjerë t pranishëm, tregojnë momentin e tmerrit që kanë përjetuar, duke kaluar nga ulërima nga argëtimi në ulërima të shkaktuara nga dhimbjet.

Fatmirësisht rasti nuk ka shënuar pasoja në jetë njerëzish, por autoritetet kanë marrë masa ndaj organizatorëve dhe u apelojnë parqeve të tjera që të rrisin nivelin e sigurisë së këtyre lojërave.

Top Channel