“Giffoni” Shqipëria; Nis edicioni i 12-të me filmat më të mirë

20/11/2017 16:00

‘Giffoni’ Shqipëria çeli siparin në edicionin e tij të 12-të. Ky është edhe edicioni i fundit që ai vjen në këtë format klasik me vizionin dhe gjykimin e filmave më të mirë. Projekti ‘Drejt Giffoni 2020’ do t’i japë atij një fytyrë të re.

“Që vitin e ardhshëm përtej përzgjedhjes së jurisë dhe më të mirëve të “Giffoni” Shqipëria, të kemi mundësinë të qartësojmë dhe të evidentojmë më të mirë e mundshëm që do të jenë nesër në industrinë e filmit. Pra që do të jenë ata që do të merren me prodhimin e videolojërave, me përgatitjet e filmave”, tha Namik Ajazi, drejtori i “Giffoni” Shqipëria.

Pra qëllimi është punësimi i të rinjve shqiptarë, në industrinë e filmit. Krahas kësaj për këtë edicion edhe vetë “Giffoni” Shqipëria e ka një risi.

“Ne për herë të parë krahas prodhimeve që do të kemi të filmave të huaj, të përzgjedhur me kujdes do kemi edhe tre filma shqiptarë. Duke i ballafaquar mbas shumë vitesh mungesë nivelin e filmit shqiptar me prodhime e huaja. Dhe të shikojmë se si publiku shqiptar, për ata që janë aq demokratikë si juri e stërmadhe do ti vlerësojë këto dy gjera, këto dy qasje. Filmin shqiptar, problemin e tij se si e sjell dhe problematikën që ata e shohin edh enë produksionet e huaja”, shprehet Namik Ajazi.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Rinj dhe Fëmijë, projeksionet dhe krijimet e reja do të gjykohen nga Juria që përbëhet nga 250 nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Top Channel