Një sfidë që nuk premtonte shumë gola në fillim, por që në funsin e 90 minutëshit dhuroi 5 të tillë. Ndeshja e fundit e javës së 13 në Serie A mes Veronës dhe Bologna-s u mbyll me fitoren me përmbysje 2-3 të miqve.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1 pas golave të Cercit dhe Caceres, ndërsa për Bologna-n shënoi Destro.

Por pjesa e dytë kishte një tablo krejtësisht tjetër, me miqtë më kërkues, të cilët arritën të shënojnë dy herë Okwonkwo dhe Donsa, duke marrë 3 pikët nga kjo transfertë.

Top Channel