Foto ilustruese

Një 53-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e të hënës, teksa është përplasur nga një mjet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05.30 në aksin rrugor Ura e Dajlanit-Shkozet, ku mjeti me targë AA 635 AA, me drejtues A.D. 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësore T.R. e cila ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel