Dy persona janë plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonin është përplasur me automjetin e mirëmbajtjes së rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00 në aksin rrugor Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Mjeti Benz me targë AA 859 EV si pasojë e përplasjes ka devijuar drejtimin duke u përplasur më pas me trafikndarësen e duke u permbysur.

Si pasojë dy pasagjerë janë plagosur dhe njëri prej tyre është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel