Zgjedhjet në Kosovë, Engel apel qytetarëve: Dilni të votoni

19/11/2017 12:52

Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në votime.

Engel tha se, pjesëmarrja është një aspekt thelbësor për të siguruar që procesi demokratik punon dhe se vullneti demokratik i njerëzve do të forcohet.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Komisionin Qendror Zgjedhor në Prishtinë, ku tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kujdesen që zgjedhjet në Kosovë të jenë të lira e të besueshme dhe të shmanget tërësisht çdo lloj dhune politike ose ndërhyrje.

Zoti Engel po qëndron në një vizitë disa ditore në Kosovë, ndërsa në zgjedhjet për pushtetin vendor në Kosovë po merr pjesë në ekipin vëzhgues të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Top Channel