Zgjedhjet lokale në Kosovë, mbahet raundi i dytë i votimit

19/11/2017 11:18

Banorët e Kosovës po votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi se të gjitha qendrat e votimit u hapën në orarin e duhur dhe se janë marrë që të gjitha masat që procesi i balotazhit të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Votimet zhvillohen në 19 komuna të Kosovës, mes të cilave edhe në kryeqytet Prishtinë.

Mediat në Kosovë raportojnë se procesi zgjedhor është i qetë dhe nuk pritet ndonjë pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve në zgjedhje, megjithëse nxitjet që të votojnë nuk kanë munguar.

“Nga të dhënat që i kemi marrë nga qendrat e votimit, për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës ku mbahen zgjedhjet, në orën 07:00 janë hapur me rregull të gjitha qendrat dhe votimit dhe vendvotimit”, ka deklaruar Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Një detaj për t’u nënvizuar është se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk do të kryejë detyrën e tij qytetare të votimit, pasi gjendet për një vizitë zyrtare në Kanada.

Por përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Thaçi përgëzoi partitë politike dhe kandidatët për fushatën dinjitoze elektorale, ndërsa shoqërinë civile dhe mediat për angazhimin dhe raportimin korrekt. Mbi 1.300.000 qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, do të mund të votojnë nga ora 07:00 deri në ora 19:00, kur mbyllen qendrat e votimit.

Top Channel