“Ujqërit e Dëborës” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Kamzës.

Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, për korçarët ka menduar mbrojtësi kroat Marko Radas, i cili në të 65-tën ka shënuar golin e avantazhit.

Festa e fitores së Skënderbeut është prishur në të 85-ën nga Sebino Plako, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Ky është barazimi i dytë radhazi brenda 3 ditëve në Superligë për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, por pavarësisht kësaj Skënderbeu vijon të mbajë kreun e renditjes me 27 pikë pas 11 javësh kampionat.

Ndërkohë Teuta fitoi minimalisht në shtëpi kundër Vllaznisë, duke iu falur golit të shënuar nga Çyrbja në të 15-ën.

Top Channel