Investimet gjermane në Kukës, rrugë dhe ujësjellës

19/11/2017 16:31

Rruga Kukës-Shishtavec dhe Ujësjellësi Novosej-Kollovoz janë dy nga investimet e qeverisë gjermane, realizuar së fundmi në Kukës.

Rruga do t’u vijë në ndihmë 19 fshatra të kësaj zone, ndërsa ujësjellësi do t’i shërbej 1900 banorëve të cilët do të furnizohen tanimë 24 orë me uji të pijshëm.

“Para investimit s’kemi pas fare, kemi pas çezma publike. Në të gjithë fshatin kanë qenë 4 çezma publike, në ato mbushnim. Po ne kemi nevojë që të bëhen investime në fshat për rrugë, ndriçimin, kanalet e zeza i kemi shumë të dobëta”, u shpreh Agim Toçilla, kryeplak i Fshati Novosej.

Ndërsa kryetari Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, ka një lutje për të gjithë banorët e kësaj zone.

“Ju lutem rrini në vendin tuaj, investoni se nuk ka si vendi juaj. Në të gjithë po punojmë për ngritjen e fermave të agro-turizmit”, u shpreh Bashkim Shehu, Kryetari Bashkisë Kukës.

Asllan Murataj është fermeri që ka përfituar nga program i financuar nga GIZ, për bujqësinë.

“Bëra aplikimin. Dola fitues dhe pasi fitova mora një traktore rimorkio dhe një freze dhe i vura ne funksionim të fermës time që kam. Kam rreth 11 dylym bimë medicinale, 6 dylum hardhi”, tha Asllan Murataj Fermer, Kukës.

Investimet e qeverise gjermane kanë në fokus sektor si energjia, ujësjellës kanalizimet, infrastruktura dhe menaxhimi i mbetjeve. Investimet kane prekur disa qytete të rëndësishme, per përmirësimin e jetës së banorëve.

Top Channel