Një gol i shënuar në fundin e kohës së rregullt nga Liçaj i ka mjaftuar skuadrës së Flamurtarit për t siguruar 3 pikë në transfertën e Lushnjes.

Në “Roza Haxhiu”, u zhvillua një ndeshje me ritëm mjaft të kënaqshëm, ku të dyja skuadrat shohin nga portat respektive në kërkim të golit. Për skuadrën vlonjate, gjatë 45 –minutave të para tentuan disa herë Useini, Alves dhe Jakoljeviç, por pa rezultat, ndërsa lushnjarët përtej dëshirës, nuk kishin forcë për të rrezikuar seriozisht portën e Nurkoviçit.

Në fund të pjesës së parë, trajneri Duro i Flamurtarit u detyrua të bënte një zëvendësim, me Bushiçin të dëmtuar, që ia la vendin Hoxhajt. Më kërkues Flamurtari në pjesën e dytë, por ishte Lushnja më pranë golit me Sefën që u ndal nga shtylla në minutën e 69-të. Por goli erdhi në fundin e takimit me Liçaj, që i dha 3 pikë mjaft të rëndësishme vlonjatëve, të cilat i ngjisin në vendin e dytë pas Skënderbeut me 6 pikë më pak.

Top Channel