Viti “jo” i Venus Williams, i grabisin dhe banesën

18/11/2017 14:52

Viti 2017 nuk është viti i Venus Williams. Banesa e tenistes amerikane është gabitur nga një grup hajdutësh, ndërsa ajo ishte duke luajtur një ndeshje të “US Open”.

Edhe pse ngjarjet kanë ndodhur në fillim të muajit shtator, policia e publikoi vetëm tani këtë fakt.

Mësohet se hajdutët grabitën sende personale të Venus Williams, vlera e të cilave arrinte deri në 340 mijë euro.

Më herët, tenistja amerikane regjistroi edhe një aksident rrugor me vdekje, duke bërë që të rëndojë shumë psikologjikisht në jetën e saj.

Top Channel