Protestë kundër, Presidenti 93-vjeçar nuk largohet

18/11/2017 21:31

Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Zimbabves për të festuar marrjen e pushtetin nga ana e ushtrisë dhe i bënë thirrje presidentit Robert Mugabe të dorëhiqet.

Ata grisën fotografitë e liderit 93-vjeçar, i cili ka sunduar vendin për gati 4 dekada dhe marshuan drejt zyrës dhe rezidencës së tij.

Ushtria ndërhyri të mërkurën, disa ditë pasi Mugabe shkarkoi zëvendësin e tij, duke sinjalizuar kështu se do të favorizonte bashkëshorten Grace si pasardhëse.

Udhëheqësi i mbyllur në banesën e tij duhet të takojë krerët e ushtrisë të dielën.

Manifestimi i të shtunës u mbështet nga ushtria dhe gjithashtu pjesëtarët e partisë në pushtet Zanu-PF. Qytetarët mbanin në duar pankarta me slogane të tilla si “Mugabe duhet të prehet tani” apo “Fund dinastisë Mugabe”.

Top Channel