Kampionati i mundjes, Frrokaj dhe Lila shpallen kampionë

18/11/2017 19:26

Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” është zhvilluar kampionati i 76 i munjdes në vendin tonë, për stilin greko-romak dhe mundje e lirë.

Në këtë kampionat, i cili u zhvillua në dy ditë, morën pjesë 13 ekipe, të cilat përballën 80 sportistë deri në finalen e së shtunës, ku u shpallën kampionë Boris Frrokaj në stilin greko-romak dhe Ordis Lila në stilin e lirë.

Megjithatë, sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, aktualisht kemi një brez të mirë, tek i cili shpresojmë të kenë rezultate të mira edhe në aktivitete ndërkombëtare.

“Vazhdojmë aktivitetin tonë për të mbështetur sportistë të tjerë të talentuar, si Leonardo, Prizreni, etj., të cilët janë e ardhmja e mundjes shqiptare”, tha Martin Biba.

Ndërkohë, sa i përket Leonardo Frrokajt, sportistit të Tiranës i cili mbetet ende në gjendje të rëndë në spitalin e Lubjanës, presidenti Biba ka lajme të mira.

“Leonardo ka përmirësime, edhe pse minimale. Por ditën e nesërme atë do të shkojë ta vizitojë presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Laloviç, në spitalin e Lubjanës ku ndodhet”, tha Martin Biba.

Top Channel