Getafe ka rikthyer me këmbë në tokë Alavesin dhe trajnerin De Biasi, pas fitores 4-1 të regjistruar ndaj skuadrës së ngjitur këtë sezon në La Liga.

Vendasit shënuan në minutën e 6 dhe të 9 për të mbyllur me avantazhin 2-0 pjesën e parë.

Në të dytën, dy gola të Angel siguruan fitoren e Getafes, ndërkohë që goli i nderit u shënua nga Alaves në minutën e 81.

Humbja rëndon mbi skuadrën modeste, që drejtohet nga De Biasi dhe vështirëson objektivin për mbijetesë, kur në 12 javë ka vetëm dy fitore, njëra prej të cilave dy javë më parë ndaj Espanjolit dhe të tjera të gjitha humbje.

Top Channel