Chelsea, stadiumi i ri; projekt prej 1 mld paund

18/11/2017 12:16

Chelsea po projekton stadiumin e tij të ri dhe tashmë janë zbuluar detajet e para të ndërtimit të tij. Flitet për një impant shumë të madh buxheti për të cilin kap shifrën e 1 miliard Paundëve që do ta bëjë Stamford Bridge e ri, stadiumin më të shtrenjtë në Evropë.

Mësohet se për të bërë realitet këtë projekt padroni i Chelseat ka kërkuar ndihmën e investitorëve kinezë që kanë vënë në dispozicion 500 milionë Paund, shifër kjo që mbulon vetëm gjysmën e buxhetit të këtij stadiumi.

Një objektiv ambicioz ky i Abramovich, duke parë kostot që do të duhen, por nëse kjo do të realizohet atëherë shtëpia e re e Chelseat do të lërë në hije të gjithë impiantët e tjerë të rëndëishëm të kontinentit evropian përsa u përket investimeve në të, pasi shifra 1 miliard Paund për një stadium duket e paarritshme nga askush.

Top Channel