20-vjetori i Shoqatës, konferencë e ekspertëve kontabël

18/11/2017 21:51

Shoqata e Ekspertëve Kontabël të Miratuar ka zhvilluar një konferencë për të kremtuar 20-vjetorin e krijimit të saj, me temë sfidat e audituesit në një mjedis ekonomik të vazhdueshëm.

Përfaqësuesi i shoqatës tha se në 20 vite kanë ndodhur ndryshime e përmirësime të mëdha në mënyrën e ushtrimit të profesionit. Ai tha se ekspertët kontabël shqiptarë sot zhvillojne aktivitetin bazuar në një kurrikul të re dhe moderne, sipas kritereve e standardeve ndërkombëtare.

Por në të ardhmen ,sipas oratorëve, profesioni do të vendosë në fokus zhvillimet e reja me natyrë analizuese që prodhojnë vlerë të shtuar për biznesin. Objektivi kryesor i shoqatës mbetet mbrojtja e interesit publik.

Ndërkaq, ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato duke vleresuar punën e kontabilistëve tha se duke qene një profesion që promovon transparencën dhe respektimin e barabartë të ligjit, profesioni i ekspërtëve kontabël mund të ndikojë në luftën ndaj informalitetit dhe reformave ekonomike.

Deputeti dhe ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli u shpreh se informacioni që gjenerojnë ekspertët kontabël ndikon në përmirësimin e performancës së sektorit publik, por edhe mund të ndikojë në rritjen e konomike dhe përmirësimin e sfidës fiskale.

Top Channel