Zjarri në shkolla, zjarrfikëset ndërgjegjësojnë nxënësit në Tiranë

17/11/2017 15:07

Në Tiranë shkollat duken më të përgatitura për t’i bërë ballë një situate emergjence. Forcat zjarrfikëse të kryeqytetit simuluan sot një situatë zjarri në shkollën e mesme “Petro Nini”, kurse drejtori i zjarrfikësve renditi masat që duhet të ketë çdo institucion para-shkollor dhe shkollor për t’i bërë ballë situatave të tilla.

Çfarë do të ndodhte nëse zjarri do të binte në këtë shkollë të Tiranës?

Zjarrfikësit e Bashkisë së Tiranës ndërmorën këtë fushatë ndërgjegjësuese, duke trajnuar nxënësit

Drejtori i zjarrfikësve të Bashkisë Tiranë thotë se situata në shkollat e Tiranës ka ardhur duke u përmirësuar nga viti në vit, por për të parandaluar ngjarje me pasoja fatale për jetën çdo institucion para-shkollor dhe shkollor duhet të ketë një plan evakuimi.

“Në çdo çerdhe, shkollë duhet të ketë një plan evakuimi, që do të thotë që në rast emergjencash tërmeti, zjarri, të gjithë nxënësit duhet të dinë vendin ku të pozicionohen. të dalin nga institucioni, të kenë hapësirat e nevojshme për të dalë shpejt. Kërkojmë që në këto institucione të ketë pajisje të mbrojtjes nga zjarri dhe të dhënies së ndihmës së parë”, shprehet Shkëlqim Goxhaj, Drejtor i shërbimit Zjarrfikës, Bashkia Tiranë.

Top Channel