Zgjedhjet vendore në Kosovë, të dielën balotazh në shumicën e komunave

17/11/2017 11:23

Të dielën, 18 komuna të Kosovës shkojnë në balotazh, përfshirë ato me kryesoret, Prishtinën, Gjakovën, Ferizajn, Mitrovicën, Gjilanin dhe Prizrenin.

Kandidatët këtë herë kishin të drejtë fushatë për 5 ditë. Gjatë raundit të zgjedhjeve lokale, mbajtur në 22 tetor në 38 komuna, u shënua një pjesëmarrje tepër e ulët në votime, 44%, por atmosfera përgjithësisht ishte e qetë, pa rregullsi të mëdha që të dëmtonin procesin apo rezultatin.

Në kryeqytetin e Kosovës, ku ishte dhe konkurrenca më e fortë, në balotazh përballen me njëri-tjetrin Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes dhe Arban Abrashi i LDK-së.

Në Gjakovë, garojnë Ardian Gjini nga AAK mimoza kusari Lila nga Alternativa; në Gjilan, Lutfi Haziri i LDK-së me Sami Kurteshin e Vetëvendosjes; edhe në Prizren, një kandidat i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka që lufton për drejtimin e komunës Shaqir Totaj nga PDK.

Katër komunat e veriut të Kosovës të banuara me shumicë serbe nuk do të shkojnë në balotazh. Ato u fituan që në raundin e parë nga kandidatët e listës “Srpska”, që fitoi 8 komuna, e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Zyrtarë të qeverisë në Beograd, e mbështeten hapur listën “Srpska” në zgjedhje dhe çka nxiti reagimin e qeverisë së Kosovës, që tha se “Beogradi zyrtar ka ndërhyrë drejtpërdrejt në përcaktimin e serbëve të Kosovës se për kë duhet të votojnë”.

Lista “Srpska” do të përpiqet të dielën të marrë edhe Kllokotin. Pjesëmarrja e ulet ndërkohe në raundin e parë shkaktoi reagimin e shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila u kërkoi kosovarëve të mos e humbasin rastin që të votojnë për të ardhmen e tyre.

Top Channel