Xhafaj, takime me drejtuesit e policisë në Elbasan

17/11/2017 21:05

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Qarkut në Elbasan.

Takimi u zhvillua për të parë nga afër procesin e ristrukturimit të strukturave të kësaj Drejtorie, ku është komanduar drejtues Altin Qato, ku ministria Xhafaj u informua për ecurinë e këtij procesi.

Veç kësaj, në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit do të zhvillohet një projekt pilot vitin e ardhshëm për policimin në komunitet dhe kontrollin e territorit.

Ndërkohë, në takim ministri Xhafaj është informuar edhe për rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar.

Top Channel