Buxheti u miratua në parim në orët e para të ditës së sotme, ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LSI, në një bashkëbisedim me gazetarët bëri të ditura propozimet e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa tha se ky është buxheti i armiqësisë mes qeverisë dhe familjeve shqiptare.

“Kemi propozuar që ushqimet e shportës të ulen në 4 herë. Kemi kërkuar që ndaj biznesit të vogël të mos aplikohet TVSH. Gjithashtu, LSI kërkoi që taksa e banesës të jetë zero. Ky është buxheti i armiqësisë mes qeverisë dhe familjeve shqiptare”, tha Vasili.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së theksoi se në 4 vjet, sipas tij, nuk është bërë asnjë vepër shëndetësore.

“Kaluan 4 vjet pa bërë asnjë vepër të re shëndetësore. 100 mln euro që derdhen çdo vit për koncesione mjaftojnë për të bërë dy spitale”, tha Vasili.

Top Channel