Serena Williams martohet me milionerin – FOTO

17/11/2017 14:33

Kim Kardashian, Venus Williams, Beyonce dhe shumë personazhe të tjerë të famshëm kanë qenë të ftuarit e asaj që mund të jetë edhe dasma e dekadës.

Pas disa kohë lidhjesh Serena Williams ka shkëmbyer më në fund unazat me bashkëshortin e saj, milionerin bashkëthemelues të Reddit, Alexis Ohanian.

Burime për Daily Mail bëjnë me dije se Serena ka zgjedhur si temë për Dasmën e saj “E Bukura dhe Bisha”.

Deri më tani janë të pakta fotot që kanë dalë nga ceremonia e dasmës, por të njëjtat burime bëjnë me dije se Serena ka veshur dy fustane të ndryshme në ditën e saj më të rëndësishme të jetës.

FOTO GALERI
1/29

Top Channel