Roma-Lacio, “derby” në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit

17/11/2017 22:39

“Çudia më e madhe 3 ditë zgjat”. Kjo është një shprehje popullore shumë e njohur në Shqipëri, por duket se do të gjejë zbatim edhe në Itali, pas këtyre ditëve të trishta si pasojë e mungesës së kualifikimit në Botërorin e Rusisë vitin e ardhshëm nga “axurrët”.

Këtë fundjavë rikthehet kampionati i Serie A, e të shtunën stadiumi “Olimpico” i Romës do të jetë kryeskena e vëmendjes së sportdashësve, me superderbin roman që do të zhvillohet mes Romës dhe Lacios.

Burrat do të jenë të impenjuar në fushën e blertë, ndërkohë që “mbretëreshat” e tyre do të marrin vëmendjen e telekamerave në shkallët e stadiumit. Femrat, bashkëshorte apo partnere qofshin, nuk mund ta humbasin këtë mundësi për t’i ndjekur të dashurit e tyre.

FOTO GALERI
1/30
1 – Irene Martinez, (Hector Moreno)

Top Channel