Efektivët e OSHEE-së po zhvillojnë një aksion kundër abonentëve debitorë në qytetin e Durrësit, ku po ushtrohen një sërë kontrollesh, me qëllim goditjen e abuzuesve.

Sipas një njoftimi për shtyp, 5 grupe të posaçme janë duke ushtruar kontrolle së bashku me Policinë e Shtetit brenda në qytet.

Në kuadër të kontrolleve janë shoqëruar në komisariat 4 abonentë, ndaj të cilëve është bërë denoncimi përkatës tek oficeri i policisë gjyqësore.

Ndërkohë, kontrollet po vijojnë në të gjithë Durrësin.

Top Channel