Kastro Zizo: S’ja kam nis unë “SMS”-në Sali Berishës

17/11/2017 21:56

Refuzimi i këngës së Kastro Zizos në festivalin e fundvitit në RTSH, u interpretua edhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Berisha shkruante në rrjetet sociale se “rikthehet censura”, duke publikuar mesazhin e “kompozitorit dixhital”.

Por a është Kastro Zizo “kompozitori dixhital”?

I pyetur në Top Show Magazine nëse ishte ai që i kishte dërguar këtë mesazh ish-Kryeministrit, këngëtari e mohoi.

“Nuk kam qenë unë! Nuk ja kam dhënë unë doktorit atë informacion. Unë kam respekt për Doktorin, por jam njeri i majtë”, u shpreh ai.

Top Channel