Formula e suksesit të Guardiolës: Mënyra të ushqyerit dhe mjekët

17/11/2017 17:19

Janë të shumta legjendat që qarkullojnë për trajnerin Guardiola. Një rendiment i jashtëzakonshëm i shfaqur nga Manchester City mes kampionatit dhe Kupave të Europës, gjë që ka shtyrë drejtuesit e klubit të zgjasin kontratën me trajnerin nga Santpedor. Në fakt që në momentin e mbërritjes së tij në Angli, ndryshimet në drejtimin e grupit dhe metodologjitë e punës kanë qenë të ndryshme.

Mënyra e të ushqyerit dhe pushimi janë elementë shumë të rëndësishëm për ish-trajnerin e Barcelonës. Drejtusit e klubi ndërkohë nuk kanë asnjë dyshim: City ja ka dalë të bëjë atë kapërcimin e nevojshëm në kualitet, falë mënyrës së punës dhe organizimit që Guardiola ka sjellë.

Në fakt spanjolli ka krijuar një ambjent shumë familjar, pasi ai vetë njeh çdo pseudonim të çdo futbollisti, njeh me emër dhe mbiemër të gjithë pjesëtarët e klubit, madje deri te zonja që i sjell çajin. Trajneri imepenjohet maksimalisht për të krijuar shumë atmosferë brenda skuadrës, ndaj ai kalon shumë kohë së bashku me futbollistët edhe jashtë fushës së lojës.

Skuadra është gjithnjë bashkë për mëngjesin dhe drekën. Sepse objektivi kryesor i trajnerit është ri garantojë skuadrës një mënyrë të mirë të ushqyeri që është e nevojshme për të rikuperuar energjitë. Në fakt City i ka vënë në disopizicion trajneri një staf shefash kuzhine ndërkombëtare shumë të kualifikuar nga Spanja, Franca dhe Anglia.

Mes tyre është padyshim edhe Silvia Tremoleda, që më parë ka punuar me Guardiolën te Barcelona dhe njihet që ka ndihmuar edhe Messin në disa probleme fizike. Një regjim ushqimor të përcaktuar nga shefat që të gjithë futbolistët duhet të ndjekin me përpikmëri.

Në ditët kur City ka ndeshje, rregullat janë të rrepta. Leroy Sane për shëmbull i lejohet të hajë vetëm bukë dhe banane, ndërkohë Nicolas Otamendi dhe Aguero ndjekin një dietë pa gluten. Ndër të tjera futbollistët marrin një sërë vitaminash dhe stimuluesish ushquimorë të përshtatshëm për dietën e tyre.

Ndërkohë skuadra është nën vëzhgimin e 10 mjekëve, që bëjnë një pafundësi analizazh gjaku për sportistët, duke mbajtur nën kontroll yndyrnat. Ditën pas ndeshjes, futbollistët i nënshtrohen seancave ‘crioterapie’ për të përshpejtuar rikuperimin. Pra ajo që kuptohet është se te City asgjë nuk i është lënë rastësisë.

Top Channel